Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 200 raste të reja me koronavirus nga 2,183 testime të kryera gjithsej. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë njofton se kanë humbur jetën dy qytetarë, ndërsa 27 të tjerë janë shëruar.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 47 pacientë. Sa i përket qytetarëve që kanë humbur jetën, ata janë një 53-vjeçar nga Tirana dhe një 80-vjeçar nga Elbasani.
Me të shëruarit që u regjistruan këtë të hënë, numri total i qytetarëve që e kanë kaluar sëmundjen shkon në 130,700 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive janë konfirmuar në këto bashki: 45 raste në Shkodër, 20 në Durrës, 16 në Lezhë, nga 14 raste në Tiranë, Pogradec, 12 në Malësi e Madhe, 10 në Divjakë, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Gjirokastër, Lushnje, nga 5 raste në Sarandë, Mallakastër, nga 4 raste në Librazhd, Kavajë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Kukës, Kurbin, Fier, Tepelenë, nga 2 raste në Peqin, Përmet, nga 1 rast në Has, Mirditë, Dibër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan.
Ndërsa, aktualisht janë 2,981 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Statistika (16 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 200
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 47
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2183
Testime totale 959,984
Raste pozitive 136,147
Raste të shëruara 130,700
Raste Aktive 2,981
Humbje jete 2,466
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1078
Shkodër 440
Fier 309
Vlorë 281
Elbasan 183
Durrës 180
Lezhë 169
Gjirokastër 97
Berat 84
Korçë 68
Kukës 57
Dibër 35
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.