Shendet

Covid-19/ Pse nuk duhet të prisni vjeshtën për dozën e katërt

Në një kohë kur rastet e infektimeve po rriten, shumë njerëz po mendojnë që ta shtyjnë dozën e katërt për në vjeshtë.
Por ekspertët italianë po këshillojnë që doza e katërt të kryhet që tani. Fabrizio Pregliasco, virolog i Universitetit Shtetëror të Milanos, shpjegon se doza e katër është e rëndësishme që të shmanget sëmundshmëria dhe vdekjet, në këtë valë të re infektimesh.

Kush duhet të marrë dozën e katërt tani?
Eksperti shpjegon se doza e katërt rekomandohet për personat mbi 80 vjeç dhe për ata që janë përfshirë në kategoritë e rrezikut.
Ekspertët thonë se prioritet mbetet vaksinimi i personave që probleme shëndetësore. Gjithashtu, duhet të aplikojnë për dozën e katërt dhe personat që kanë 4 muaj që kanë marrë dozën e tretë.
“Për ta nuk ka kuptim të presin vjeshtën. Duhet të marrin dozën e katërt pikërisht në këtë moment kur virusi po përhapet përsëri”, shtoi Pregliasco.

Foto ilustruese – Doza e katërt – Marrë nga interneti – Gazeta “Si” – 11.07.2022.

Çfarë vaksinash duhen për dozën e katërt?

“Aktualisht vaksinat Pfizer dhe Moderna, të dyja të bazuara në teknologjinë e ARN-së, janë autorizuar për dozën e katërt. Kjo jo vetëm për shkak të efikasitetit, por sepse ato janë të disponueshme”,shtoi eksperti.
Nëse doza e katërt do të ishte marrë më herët, a do të ishte shmangur vala e pestë?
“Sigurisht që doza e katërt do të kishte ndihmuar në uljen e infeksioneve, por mbi të gjitha në uljen e efekteve të rënda dhe vdekshmërisë tek të dobëtit”, shpjegon Pregliasco.

Vaksinat e përditësuara.
Së fundi, shumë janë të bindur se është më mirë të presin për vaksinat e reja të përditësuara, por eksperti thotë se ato u zhvilluan për Omicron, i cili tashmë është zhdukur. Ai shpjegon se e njëjta gjë mund të ndodh nëse presim që të zhvillohet një vaksinë kundër BA.5.
Më tej Pregliasco shpjegon se po punohet për të zhvilluar një vaksinë universale por nuk është e lehtë.

Burimi: La Stampa/ Përshtati: Gazeta “Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë