Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë 17 qytetarë kanë humbur jetën nga koronavirusi dhe janë konfirmuar 475 raste të reja.
Viktimat – Ministria njofton se kanë humbur jetën 2 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 54- 86 vjeç.
Rastet e reja– Nga 3005 testime të kryera, janë konfirmuar 475 raste të reja, ndërsa raportohet se janë shëruar 578 persona.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
183 raste në Tiranë, 46 në Shkodër, 25 në Korçë, 24 në Mirditë, 19 në Fier, nga 18 raste në Elbasan, Berat, nga 16 raste në Kukës, Berat, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, 8 në Tepelenë, 7 në Kavajë, 6 në Librazhd, nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, nga 4 raste në Kamëz, Sarandë, Bulqizë, nga 3 raste në Krujë, Devoll, Lushnje, Përmet, Gramsh, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Peqin, Kuçovë, Cerrik, Libohovë, nga 1 rast në Kurbin, Dibër, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan.
Situata në spitale– Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 445 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.
Vaksinimi – Gjatë ditës së sotme janë kryer 2666 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 30,031 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.
Statistika (16 Mars 2021)
Raste të reja ditore 475
Të shëruar në 24 orë 749
Të shtruar në spitale 445
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 3005
Testime totale 517,081
Raste pozitive 118,492
Raste të shëruara 81,810
Raste Aktive 34,605
Humbje jete 2077
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23202
Fier 2566
Durrës 1618
Vlorë 1554
Shkodër 1295
Gjirokastër 1223
Korçë 846
Lezhë 734
Elbasan 545
Berat 357
Dibër 350
Kukës 315
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




