Mjedis

Covid-19 pastroi ajrin

Nga ndalimi i udhëtimit, izolimi i mjeteve të transportit dhe kufizimi i lëvizjes në të gjithë botën ka pasur ndikimi pozitive në cilësinë e ajrit. Nivelet e ndotjes së ajrit në disa qytete dhe rajone është ulur ndjeshëm pasi koronavirusi i ri i ka ndaluar ndalon njerëzit të udhëtojnë vazhdimisht për punë ose jashtë vendit.
Sipas studiuesve në Nju Jork është vënë re se niveli i monoksidit të karbonit në ajër është ulur ndjeshëm, gati deri në 50 për qind në krahasim me vitin 2019.
Emetimet e CO2, të cilat kontribuojnë në ndryshimin e klimës duke ngrohur planetin, gjithashtu kanë pasur rënie në ditët e fundit. Trafiku është zvogëluar pasi qytetarët kanë pakësuar ndjeshëm lëvizjet e tyre. Studiuesit në Universitetin Columbia zbuluan se emetimet e monoksidit të karbonit ranë me rreth 50 për qind këtë javë. Gjetjet mund të jenë paraprake, por këto të dhëna janë parë kudo në botë.
Sipas Agjencisë Evropiane të Hapësirës, sateliti Copernicus Sentinel-5P zbuloi një rënie të ndotjes së ajrit në Itali, konkretisht një ulje të dioksidit të azotit (NO2).
Claud Zehner, menaxheri i misionit të satelitit, tha se rënia e emetimeve të dioksidit të azotit në Italinë veriore është tepër e dukshme.

“Megjithëse mund të ketë edhe ndryshime të vogla, në të dhëna për shkak të reve dhe ndryshimit të motit, ne jemi shumë të sigurt se ulja e emetimeve që mund të shohim përkon me masat e marra për COVID-19,” tha Zehner.
Por ka shkencëtarë që tregojnë se edhe pse ka një rënie të përgjithshme të emetimeve nga masat e marra për koronavirusin e ri, njerëzit mund të shkaktojnë ndotje edhe gjatë qëndrimit në shtëpi. Të qëndrosh në shtëpi, veçanërisht në një kohë me mot të ftohtë, bën që njerëzit të ndezin më shumë ngrohëset dhe pajisjet e tjera elektrike në shtëpi.
Christopher Jones, një ekspert i klimës në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, thotë se përdorimi i energjisë elektrike në shtëpi, është njëlloj sikur të ndizni automjetin dhe të shkoni në punë./The Inependent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë