Derbi i 200-të i Beogradit, Partizan-Crvena Zvezda u luajt me dyer të hapura, aq më tepër kur në stadium ishin të pranishëm 25 mijë tifozë. Fillimisht u përfol se tifozët duhet të ruanin distancimin fizik në shkallët e stadiumit, por në një sfidë si Partizan-Crvena Zvezda ky term nuk njihet, përkundër faktit se Njësia e Krizave Shëndetësore në Beograd vendosi më 27 maj që aktivitet sportive do të lejohen nga 1 qershori me praninë e publikut, me kusht që spektatorët të ruajnë distancën të paktën një metër nga njëri-tjetri.
Tifozët jo vetëm që ishin bashkë në shkallët e stadiumit, por ndeshja pezullua në minutën e 32-të, për shkak të pamundësisë për të vazhduar nga flakadanët e shumtë. Partizani i Savo Milosevic triumfoj në derbi me rezultatin minimal 1-0, falë një goli të Natcho, duke siguruar një biletë për në finalen e Kupës së Serbisë ku do të përballet me Vojvodina.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.






















