Ka ndodhur

Covid-19/ Një humbje jete dhe 498 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Nga Gazeta Si – Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 72-vjeçar nga Kruja nga Covid 19 dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid 498 qytetarë nga 1412 testime të kryera.

Rastet e reja – Janë kryer 1412 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 498 qytetarë, në këto bashki:

147 në Tiranë, 36 në Durrës, 30 në Fier, 20 në Lushnje, 18 në Devoll, 17 në Sarandë, nga 16 qytetarë në Divjakë, Vlorë, 15 në Lezhë, 13 në Shkodër, 12 në Gjirokastër, 10 në Krujë, nga 9 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, Korçë, 8 në Elbasan, nga 7 qytetarë në Kamëz, Pogradec, Kuçovë, nga 6 qytetarë në Shijak, Tepelenë, Peqin, nga 5 qytetarë në Mirditë, Dibër, Selenicë, Përmet, Berat, Dimal, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Patos, Kolonjë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Vorë, Roskovec, Skrapar, Belsh, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Himarë, Gramsh, nga 1 qytetar në Fushë Arrës, Kukës, Has, Bulqizë, Mat, Delvinë, Dropull, Maliq, Poliçan, Librazhd, Prrenjas.

Aktualisht në të gjithë vendin Ministria thotë se janë aktivë me Covid 3,724 qytetarë.

Ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë.

Ndër të tjera, Ministria u bën apel qytetarëve që të vaksinohen.

“Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë