Policia spanjolle ka nisur hetimet për një nga ndeshjet më të rrezikshme në historinë e futbollit, planifikuar për t’u zhvilluar ditën e hënë, në Navarre të Spanjës. Bëhet fjalë për një ndeshje mes një ekipi me lojtarë të infektuar me koronavirus kundër një ekipi me lojtarë të paprekur nga ky virus. Ndeshja kishte për qëllim të grumbullonte para për bamirësi, që do të përdoreshin për të luftuar koronavirusin.
Policia në rajonin e Navarras ka nisur hetimet ndaj organizatorëve, të cilët ende nuk janë zbuluar. Megjithatë është ndërhyrë në kohë për të parandaluar ndeshjen, teksa janë vënë menjëherë në lëvizje për të zbuluar cilët ishin organizatorët.
Zyrtarët e qeverisë lokale kanë konfirmuar të shtunën se në këtë rajon janë konfirmuar 40 raste pozitive me koronavirus.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




