Ka ndodhur

Covid-19/ Ndërron jetë piktori dhe restauratori i njohur, Mustafa Arapi

Një tjetër artist humb jetën nga Covid-19. Piktori dhe restauratori Mustafa Arapi nuk ka arritur ta fitojë betejën me COVID-19, duke ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare. Ai ishte shtruar prej ditësh në spital.

Lajmin e ka bërë me dije vajza e saj, Dorina e Arapi e cila zbulon se piktori ka vdekur në mesnatë dhe lë dhe një mesazh prekës për babain e saj të ndjerë.

Disa ditë më parë ajo zbuloi se Mustafa Arapi ishte shtruar tek spitali COVID-2 dhe i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres Manastirliu që institucionet t’i kushtonin vëmendje babai të saj si një personalitet i lartë në kulturën shqiptare.

I lindur dhe rritur në Tiranë, Mustafa Arapi u diplomua në Universitetin e Arteve (Akademia e Arteve) në degën e Pikturës në vitin 1979.

Pas studimeve, Mustafa Arapi ka punuar si restaurues i veprave të artit bizantin në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Për disa vite ka qenë pedagog në Akademinw e Arteve. E më tej, 1993-2006 ka qenë shef i Departamentit të Punëve në Institutin e Monumenteve të Kulturës.

Gjatë kësaj periudhe, më shumë se 40 vite ka restauruar Onufrët, Qipërjotët, Zografët, kisha afreske, ikona, banesa tradicionale etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë