Ka ndodhur

Covid-19/ MSH: 1615 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 5621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 1615 qytetarë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 5 persona të prekur me Covid-19. Qytetarët që nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19 janë tre nga Tirana të moshave 67-79 vjeç, një qytetare nga Fieri 77 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 94 vjeç.

Rastet e reja – Ministria bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 5621 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1615 qytetarë, në këto bashki:

719 në Tiranë, nga 65 qytetarë në Shkodër, Vlorë, 62 në Berat, 57 në Lushnje, nga 53 qytetarë në Fier, Durrës, 51 në Sarandë, 47 në Gjirokastër, 32 në Elbasan, 31 në Kurbin, 26 në Pogradec, nga 20 qytetarë në Kuçovë, Vorë, 18 në Dimal, 17 në Korçë, 16 në Kamëz, 15 në Lezhë, nga 14 qytetarë në Kavajë, Tepelenë, 13 në Mirditë, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Patos, Mallakastër, nga 11 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Përmet, Konispol, Krujë, 9 në Devoll, nga 8 qytetarë në Peqin, Memaliaj, Selenicë, nga 7 qytetarë në Divjakë, Delvinë, nga 6 qytetarë në Poliçan, Malësi e Madhe, nga 5 qytetarë në Shijak, Dibër, Mat, Kolonjë, nga 4 qytetarë në Librazhd, Himarë, Has, Pukë, nga 3 qytetarë në Kukës, Këlcyrë, Prrenjas, nga 2 qytetarë në Roskovec, Bulqizë, Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 qytetar në Klos, Libohovë, Maliq, Belsh.

Ndërkohë, janë 22,214 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Situata në spitale – Aktualisht, në spitalet COVID po marrin trajtim 125 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkohë, janë 22,214 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin dhe janë shëruar 2564 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 230,193 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (28 Janar 2022)

Raste të reja ditore 1615

Të shëruar në 24 orë 2564

Të shtruar në spitale 125

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 5621

Testime totale 1,654,374

Raste pozitive 255,741

Raste të shëruara 230,193

Raste Aktive 22,214

Humbje jete 3,334

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 10185

Fier 1882

Shkodër 1817

Vlorë 1496

Elbasan 1359

Durrës 1201

Gjirokastër 1101

Korçë 890

Berat 902

Lezhë 865

Kukës 308

Dibër 208


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë