Ka ndodhur

Covid-19 mbërthen edhe SPAK

Covid-19 tashmë ka hyrë edhe në Prokurorinë e Posaçme antikorrupsion, SPAK.

Mësohet se është konfirmuar pozitive me Covid-19 një prokurore.

Ndërkohë, puna në Prokurorinë e Posaçme vijon normalisht.

Nga ana tjetër, Gjykata e Tiranës vendosi ditën e djeshme të pezullojë aktivitetin deri më 9 nëntor për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi me përjashtim të çështjeve emergjente.

Po ashtu, Gjykata e Durrësit u mbyll të mërkurën për 11 ditë për shkak të infektimit me koronavirus të disa gjykatësve dhe punonjësve.

Gjykata do të qëndrojë e mbyllur deri në datën 16 nëntor. 

Situata me Covid-19 vijon të jetë shqetësuese dhe numri i rasteve të reja po vjen në rritje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë