Futboll

Covid-19 i merr jetën ish-futbollistit shqiptar nga Gostivari

Koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish në çdo vend të botës. Ermir Zulbeari, ish-futbollisti i Gradecit në Gostivar të Maqedonisë së Veriut është ndarë nga jeta ditën e djeshme për shkak të një pneumonie të mbartur më parë, që është rënduar më shumë pas infektimit me koronavirus.

36-vjeçari ishte i shtruar në reanimacion prej dy javësh, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, ku vuante edhe nga probleme kardiake. Pavarësisht trajtimit të bërë nga stafi mjekësor, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Zulbeari ishte një njeri aktiv në futboll, ku më parë ka luajtur për disa vite me KF Gradecin, skuadër të cilën më vonë e ka drejtuar në rolin e trajnerit.

https://www.facebook.com/footballclubvrapciste1958/posts/2872566422825763

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë