Ka ndodhur

Covid 19 i mer jetën gjyqtarit të Korçës Maksim Qirjazi

Gjyqtari i Korçës, Maksim Qirjazi, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare për shkak të koronavirusit. Qirjazi me origjinë nga Erseka, kishte disa ditë që ishte shtruar në një spital në Tiranë, pasi ishte prekur nga infeksioni COVID-19.

Prej vitit 1994, ai ushtronte detyrën e gjyqtarit në Korçë, ndërsa në muajin tetor të këtij viti, priste të dilte në pension, për shkak se në datën 1 tetor mbushte plot 65-vjeç.

Për gati dy javë, Maksim Qirjazi ka qëndruar i shtruar në një spital të Tiranës, me shpresën se gjendja e tij shëndetësore do të përmirësohej. Por më 9 shtator, gjyqtari ka ndëruar jetë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë