COVID-19 që pasoi me vështirësitë financiare të konsumatorëve të cilët tkurrën shpenzimet që ndikuan drejtpërdrejtë tek bizneset, kanë nxitur gjithashtu edhe tkurrjen e tregut të komunikimeve.
Të dhënat e AKEP të publikuara në raportin periodik, tregojnë se për tremujorin e tretë të vitit 2020 ka një numër më të ulët të pajtimtarëve, por njëkohësisht edhe përdoruesit aktiv kanë ulur volumin e thirrjeve apo mesazheve të kryera mes tyre krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T3 2020 ishte rreth 3,434,770 prej një rënie me 2.1% në krahasim me T3 2019; Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T3 2020 arriti në rreth 2.44 milionë po ashtu me rënie rënie prej 5.4% në krahasim me T3 2019; të njëjtin fat ka pësuar edhe numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T3 2020 ishte rreth 1.95 milionë, duke shënuar një rënie me 1.3% në krahasim me Tremujorin e tretë 2019.
Reduktimi i numrit të pajtimtarëve është përkthyer në tkurrje të komunikimeve të shqiptarëve përmes telefonave celularë.
Totali i thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T3 2020 ishte rreth 1.37 miliardë minuta, me një rënie prej 3.9% me T3 2019.
Sidoqoftë, AKEP citon në raport për një përmirësim të treguesve gjatë muajve të verës krahasuar me gjysmën e parë të vitit, apo me tremujorin paraardhës kur tkurrja e tregut të telefonisë celulare ka qenë shumë më e fortë. Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare u rrit me rreth 7.9% krahasuar me T2 2020; Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare u rrit me 25.1% në raport me tremujorin e mëparshëm; ashtu si dhe volume i thirrjeve që shënoi një përmirësim prej 8.2%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.