Pesë raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar tek Interi. Për fatin e mirë të të skuadrës zikaltëre, asnjë prej tyre nuk është futbollist. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Twitter”.
Pozitivë kanë dalë dy Administratorët e Deleguar të Interit: Giuseppe Marotta dhe Alessandro Antonello. Virusi ka prekur dhe Piero Ausilion, drejtorin sportiv. I infektuar edhe avokati i Interit, Anxhelo Kapelini, teksa emri i pestë është një pjesëtar i stafit teknik të ekipit që kryeson Serie A.
📑 | COMUNICATO
— Inter (@Inter) February 25, 2021
I due Amministratori Delegati, Alessandro Antonello e Giuseppe Marotta, il Direttore Sportivo Piero Ausilio, il legale del Club Angelo Capellini e un membro dello staff tecnico positivi al Covid-19
👉 https://t.co/NeVsLeSuPc#FCIM
Muajt e fundit, skuadra e Conte nuk është kursyer nga infektimi, që ka goditur lojtarë të ndryshëm. Të gjithë janë kthyer në aktivitet, pa pasoja. Alessandro Bastoni, Radja Nainggolan, Milan Skriniar, Roberto Gagliardini, Ionut Radu, Ashley Young, Marcelo Brozovic kanë qenë pozitivë. Po kështu, Daniele Padelli dhe Aleksandar Kolarov. Rast pozitiviteti fals ishte ai i Achraf Hakimit, i detyruar të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve me Borussia Mönchengladbach, që përfundoi në barazimin 2-2, më 21 tetor 2020.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




