Shendet

Covid-19 / Gjirokastra, Vlora e Tepelena shifra të larta rastesh, 17 pacientë rëndë në spital

Nga Gazeta Si- Me hyrjen në sezonin e vjeshtës, kurba e rasteve të reja me Covid shënoi ulje, në raport me muajin gusht, ku nga 101 raste në javën e 35, java 2-8 shtator shënoi 76 raste të reja me një incidencë 2.66 nga 3.53 që ishte në gusht.

Të dhënat e survejancës së Institutit të Shëndetit Publik raportojnë për numër të lartë rastesh të reja, ku vetëm në javën e parë të shtatorit janë identifikuar 76 pacientë pozitivë.

Numri më i lartë i rasteve konstatohen në Vlorë, Gjirokastër dhe Tepelenë,

Sipas ISHP, nga 359 testime të kryera, Gjirokastra raporton për 19 raste vetëm në javën 2-8 shtator, Vlora 10 pacientë dhe Tepelena 11 raste pozitive me Covid-19.

“79% e rasteve të reja me Covid-19 u testuan në pikat e qendrave shëndetësore në vend dhe 21 % në laboratorin e virologjisë në ISHP”, thonë burimet në ISHP për Gazetasi.al.

Nga monitorimi i situatës epidemiologjike në vend, konstatohet se grup-moshat më të prekura nga Covid-19 janë 0-4 vjeç dhe 65-74 vjeç.

Deri në datën 8 shtator 2024, janë identifikuar gjithsej 2483 raste të reja me Covid-19 për vitin 2024, me incidencë 86.74 raste për 100.000 banorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë