Sociale

COVID-19/ Gjashtë humbje jete dhe 465 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Gjashtë pacientë të prekur nga Covid-19 kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, një qytetare nga Shkodra 56 vjeçe, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-86 vjeç, një qytetar nga Kavaja 77 vjeç dhe një qytetar nga Korça 78 vjeç.
Në të njëjtin interval kohor janë kryer 3660 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 465 qytetarë, në këto bashki:
206 në Tiranë, 30 në Fier, 20 në Durrës, 19 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Gjirokastër, 14 në Shkodër, 13 në Berat, 12 në Lushnje, nga 10 qytetarë në Kavajë, Elbasan, nga 9 qytetarë në Pogradec, Delvinë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Dimal, Korçë, nga 4 qytetarë në Krujë, Devoll, Skrapar, Cerrik, nga 3 qytetarë në Peqin, Poliçan, Përmet, Vorë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Shijak, Roskovec, Patos, Gramsh, nga 1 qytetar në Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Dibër, Rrogozhinë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Vau i Dejës.
"Janë 8175 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkaq të shëruar këto 24 orë janë 531 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,778 që nga fillimi i epidemisë," thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë           4376
Fier                711
Gjirokastër      528
Berat               460
Shkodër         456
Durrës             420
Elbasan            356
Vlorë                342
Korçë              227
Lezhë              165
Dibër                71
Kukës              63


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë