Sociale

COVID-19/ Dy humbje jete dhe 563 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë të prekur nga Covid-19 të moshave 65-89 vjeç dhe me vendbanim në Tiranë.
Gjithashtu janë kryer 3150 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 563 qytetarë, në këto bashki:
221 në Tiranë, 34 në Fier, 28 në Durrës, 26 në Berat, nga 23 qytetarë në Kamëz, Sarandë, nga 18 qytetarë në Vlorë, Gjirokastër, 16 në Shkodër, 13 në Elbasan, 12 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Krujë, Korçë, 9 në Lezhë, nga 6 qytetarë në Kurbin, Vorë, Divjakë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Tepelenë, Këlcyrë, Mallakastër, Kavajë, nga 4 qytetarë në Pogradec, Patos, nga 3 qytetarë në Tropojë, Mirditë, Shijak, Himarë, Konispol, Devoll, Skrapar, Librazhd, nga 2 qytetarë në Maliq, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Roskovec, Dibër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Selenicë, Dropull, Poliçan, Cerrik, Peqin.
"Janë 7,894 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 494 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 177,713 që nga fillimi i epidemisë," thuhet në njoftimin e ministrisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4140
Fier                 807
Shkodër           485
Durrës             453
Vlorë               431
Gjirokastër      367
Elbasan           341
Berat               275
Korçë              228
Lezhë              179
Kukës              110
Dibër                 78


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë