2 humbje jete dhe 451 raste të reja janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit.
Në këtë interval kohor janë shëruar 55 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.755 që nga fillimi i epidemisë dhe janë kryer 5135 testime.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 141 raste në Tiranë, 53 në Shkodër, 29 në Vlorë, 25 në Sarandë, nga 20 raste në Vau i Dejës, Durrës, nga 13 raste në Berat, Kavajë, 12 në Malësi e Madhe, 11 në Gjirokastër, 10 në Elbasan, nga 9 raste në Pogradec, Lushnje, Lezhë, 8 në Kamëz, 7 në Fier, nga 5 raste në Kukës, Divjakë, Konispol, 4 në Krujë, nga 3 raste në Has, Tropojë, Kurbin, Himarë, Përmet, Memaliaj, Korçë, Peqin, nga 2 raste në Librazhd, Dimal, Tepelenë, Dibër, Rrogozhinë, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Roskovec, Këlcyrë, Maliq, Kolonjë, Kuçovë, Poliçan, Prrenjas.
Aktualisht janë 3375 pacientë aktivë me Covid-19 në vend. Në spitalin infektiv po marrin 54 trajtim pacientë.
Qytetarët që kanë humbur jetën janë: një qytetar 70 vjeç nga Vlora dhe një qytetar 77 vjeç nga Durrësi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.