Sociale

COVID-19/ Dy humbje jete dhe 352 qytetarë të infektuar  24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 pacientë nga Tirana  të moshave 56- 88 vjeç si pasojë e Covid-19.
Gjithashtu janë kryer 2,859 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 352 qytetarë, në këto bashki: 152 në Tiranë, 23 në Durrës, 20 be Fier, 14 në Gjirokastër, 12 në Vlorë, 11 në Elbasan, 10 në Kavajë, Kamëz, 7 në Shkodër, Dibër, Lushnje, Sarandë, 6 në Shijak, Tepelenë, Memaliaj, 5 në Mallakastër, Kuçovë, 4 në Vorë, Devoll, Berat, 3 në Tropojë, Krujë, Skrapar, 2 në Vau Dejës, Malësi e Madhe, Mirditë, Rroskovec, Korçë, Pogradec, Dimal, Gramsh, 1 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Rrogozhinë, Delvinë, Poliçan, Cërrik.
"Janë 5633 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar",thuhet në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           2,688
Fier                 617
Gjirokastër     556
Shkodër          393
Durrës             364
Berat               274
Elbasan           244
Vlorë                196
Lezhë               127
Korçë               84
Kukës               46
Dibër                44


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë