Asnjë person nuk ka humbur jetën, ndërsa vetëm 1 rast i ri me Covid-19 është raportuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit.
Në këtë interval kohor janë shëruar 8 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.002 që nga fillimi i epidemisë dhe janë kryer 3348 testime.
Rasti pozitiv është konfirmuar në Tiranë.
Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me Covid19 në vend dhe vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.