Shtatë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, ndërsa për të disatën ditë radhazi tashmë, nuk është shënuar asnjë i vdekur.
Rastet pozitiv me COVID janë regjistruar: 3 në Tiranë, 3 në Shkodër dhe 1 rast në Kavajë.
Aktualisht janë 76 pacientë aktivë me COVID19 në vend, ndërsa po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë, njëri prej të cilëve është në terapi intensive.
Janë shëruar 11 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,975 që nga fillimi i epidemisë.
Numri total i personave të infektuar në vend ka shkuar në 132,506, ndërsa numri i viktimave në 2,455.
Statistika (25 qershor 2021)
Raste të reja ditore 7
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2706
Testime totale 789,025
Raste pozitive 132,506
Raste të shëruara 129,975
Raste Aktive 76
Humbje jete 2,455
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 27
Shkodër 20
Durrës 7
Lezhë 7
Berat 5
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës 2
Fier 1
Vlorë 1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.