Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë pacient që ndërroi jetën nga Covid-19, ndërkohë janë kryer 1693 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: nga 1 rast në Shkodër, Librazhd
“Aktualisht janë 118 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.Në 24 orët e fundit janë shëruar 8 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,918 që nga fillimi i epidemisë,” shkruan Ministria.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër 43
Tiranë 31
Durrës 12
Berat 10
Lezhë 7
Elbasan 6
Dibër 3
Gjirokastër 2
Kukës 2
Korçë 1
Fier 1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.