Gazeta Si – Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit asnjë person nuk ka hmbur jetën në vend për shkak të Covid-19.
Janë kryer 840 testime për 24 orët e fundit dhe kanë rezultuar pozitivë 171 persona.
Njoftimi i MSH-së
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 840 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 171 qytetarë, në këto bashki:
63 në Tiranë, 14 Vlorë, 10 Lushnje,9 Durres, 8 në Sarandë, nga 5 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, Dimal, nga 4 qytetarë në Shkodër, Elbasan, Gramsh, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Krujë, Roskovec, Patos, Këlcyrë, Korçë, nga 2 qytetarë në Fier, Divjakë, Himarë, Tepelenë, Kuçovë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Mirditë, Kurbin, Vlorë, Kavajë, Mat, Selenicë, Përmet, Maliq, Berat, Skrapar.
Janë 1,698 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 201 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 324,259 që nga fillimi i epidemisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




