957 raste të reja dhe asnjë humbje jete janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë 24 orët e fundit.
Në këtë interval kohor janë kryer 2418 testime dhe janë shëruar 1010 persona duke e dërguar numrin e të shëruarve në 308,145 që nga fillimi i epidemisë.
Qytetarët që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 janë: 289 në Tiranë, 48 në Lushnje, 45 në Fier, 38 në Durrës, 36 në Vlorë, 31 në Elbasan, 29 në Divjakë, 28 në Gjirokastër, 27 në Shkodër, 26 në Kurbin, 25 në Sarandë, 23 në Lezhë, 22 në Korçë, 21 në Kavajë, 20 në Himarë, 16 në Dimal, 14 në Kamëz, nga 13 qytetarë në Tepelenë, Pogradec, nga 12 qytetarë në Malësi e Madhe, Skrapar, nga 11 qytetarë në Maliq, Berat, Prrenjas, nga 10 qytetarë në Krujë, Dibër, Mat, nga 9 qytetarë në Mirditë, Mallakstër, Peqin, nga 8 qytetarë në Selenicë, Kuçovë, 7 në Patos, nga 6 qytetarë në Vorë, Delvinë, Librazhd, nga 5 qytetarë në Përmet, Devoll, nga 4 qytetarë në Tropojë, Shijak, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Kukës, Libohovë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Fushë Arrëz, Roskovec, nga 1 qytetar në Has, Gramsh.
Janë 6,927 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.