Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se kanë ndërruar jetë 8 pacientë me Covid-19,shtatë qytetarë nga Tirana të moshave 64- 77 vjeç dhe një qytetar nga Saranda 71 vjeç.
Ndërkohë janë kryer 2,115 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 413 qytetarë, në këto bashki: 192 në Tiranë, 22 në Vlorë, 18 në Kamëz, Elbasan, 15 në Fier, Gjirokastër, Berat, 12 në Sarandë, 9 në Lushnje, 8 në Shkodër, Durrës, 7 në Patos, 6 në Dimal, 5 në Mallakastër, Himarë, Korçë, 4 në Krujë, Vorë, Rroskovec, Përmet, Skrapar, 3 në Lezhë, Mirditë, Delvinë, 2 në Malësi e Madhe, Tropojë, Kurbin, Selenicë, Konispol, Tepelenë, Gramsh, 1 në Vau i Dejës, Pukë, Kukës, Has, Shijak, Dibër, Mat, Divjak, Kolonjë, Kuçovë.
"Janë 7,756 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.Janë shëruar 341 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,620 që nga fillimi i epidemisë," thuhet më tej në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3,896
Fier 882
Durrës 614
Shkodër 513
Elbasan 359
Vlorë 351
Gjirokastër 285
Berat 256
Korçë 195
Lezhë 193
Kukës 127
Dibër 85
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.