Sociale

Covid-19/ 672 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

672 raste të reja me Covid-19 dhe 5 humbje jete janë raportuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit.

Në këtë interval kohor janë shëruar 494 persona duke e çuar numrin e të shëruarve në 172 958 që nga fillimi i epidemisë dhe janë kryer 4050 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki : 293 qytetarë në Tiranë, 55 në Fier, 33 në Durrës, 29 në Berat, 28 në Sarandë, 26 në Elbasan, 24 në Shkodër, 23 në Kamëz, Vlorë, 13 në Krujë, 9 në Pogradec, 8 në Lezhë, Lushnje, Korçë, 7 në Kavajë, Gjirokastër, 5 në Patos, Tepelenë, Gramsh, 4 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Rroskovec, Mallakastër, Himarë, Përmet, Dimal, 3 në Tropojë, në Kukës, Libohovë, Kuçovë, Cërrik, 2 në Mirditë, Kurbin, Delvinë, Devoll, Kolonjë, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Pukë, Has, Vorë, Dibër, Divjakë, Skarpar, Poliçan, Peqin.

Aktualisht janë 7431 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 158 pacientë, nga të cilët 19  pacientë janë në gjendje te renduar.

Qytetarët që kanë humbur jetën janë një qytetar 55 vjeç nga Vlora, një qytetar 59 vjeç nga Shkodra, tre qytetar nga Tirana 58, 59 dhe 93 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë