Sociale

Covid-19/ 6 humbje jete dhe 725 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë të prekur nga Covid-19, dy qytetarë nga Berati të moshave 57-64 vjeç, një qytetare nga Tirana 58 vjeçe, një qytetare nga Fieri 73 vjeçe, një qytetar nga Shkodra 81 vjeç, një qytetare nga Tepelena 91 vjeçe.
Gjithashtu,janë kryer 3273 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 725 qytetarë, në këto bashki:
289 në Tiranë, 43 në Fier, 36 në Elbasan, 32 në Vlorë, 29 në Lushnje, 28 në Shkodër, 27 në Berat, nga 22 qytetarë në Durrës, Kamëz, 20 në Gjirokasër, nga 17 qytetarë në Korçë, Sarandë, 11 në Patos, nga 9 qytetarë në Kukës, Krujë, Pogradec, nga 8 qytetarë në Dimal, Lezhë, 7 në Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kuçovë, Vorë, nga 5 qytetarë në Tepelenë, Kavajë, nga 4 qytetarë në Divjakë, Konispol, Kolonjë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Librazhd, Dropull, Himarë, Roskovec, Kurbin, Tropojë, Vau i Dejës, nga 2 qytetarë në Mirditë, Selenicë, Libohovë, Përmet, Skrapar, nga 1 qytetar në Peqin, Poliçan, Devoll, Maliq, Memaliaj, Këlcyrë, Delvinë, Mat, Bulqizë, Rrogozhinë, Has, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe.
"Janë 7,834 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar," thuhet më tej në njoftim.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4037
Fier                 862
Durrës            543
Shkodër         506
Vlorë               419
Elbasan          345
Gjirokastër      303
Berat               257
Korçë              194
Lezhë              178
Kukës              120
Dibër                 70


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë