Ka ndodhur

Covid 19 /589 raste të reja dhe 7 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të natës së ndërrimit të viteve u bën apel qytetarëve të festojnë me sa më pak njerëz. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë kryer 2,350 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 589 qytetarë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 284 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

24 orët e fundit, 7 qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19, të moshave 55-82 vjeç.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13547

Fier  1632

Shkodër   1289

Durrës  1235

Vlorë   969

Korçë    961

Lezhë  890

Elbasan 891

Berat  763

Gjirokastër 476

Kukës 431

Dibër  417


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë