Sociale

Covid-19/ 574 raste të reja në 24 orë. 6 të vdekur, mes tyre mjeku Hiqmet Musta


Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 6 pacientë, mes tyre edhe mjeku 73-vjeçar Hiqmet Musta, si edhe 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Berati, të moshave 65-88 vjeç.
Gjatë kësaj kohe janë kryer 2,682 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 574 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
214 raste në Tiranë, 41 raste në Lezhë, 23 raste në Elbasan, 21 raste në Lushnje, 19 raste në Fier, 18 raste në Durrës, 17 raste në Vlorë, Mat, Sarandë, 15 raste në Kurbin dhe Berat, 14 raste në Korçë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Krujë, 9 raste në Gjirokastër, 7 raste në Has, 6 raste në Shkodër, Pukë, Pogradec, Delvinë, Skrapar, 5 raste në Librazhd, Tepelenë, Peqin, Cërrik, 4 raste në Mirditë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Vorë, Patos, 3 raste Rrogozhinë, Kamëz, Shijak, Kuçovë, 2 raste në Memaliaj, Klos, Gramsh, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Vau- Dejës, Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Libohovë.
“Në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,700 që nga fillimi i epidemisë. Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar,” thuhet më tej në njoftimin e Ministrisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13356
Fier 1578
Shkodër 1292
Durrës 1224
Vlorë 996
Korçë 957
Elbasan 876
Berat 806
Lezhë    869
Gjirokastër 509
Kukës 430
Dibër 383


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë