Sociale

COVID-19/ 502 qytetarë të infektuar dhe 7 humbje jete në 24 orë, 6 prej tyre nga Tirana


Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2841 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 502 qytetarë. Ndërkohë ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetare nga Durrësi 57 vjeçe, gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 59-86 vjeç.
Personat që kanë rezultuar pozitivë janë në këto bashki:
201 në Tiranë, 46 në Berat, 32 në Fier, 27 në Durrës, 20 në Shkodër, 17 në Gjirokastër, 12 në Kamëz, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lushnje, Elbasan, nga 8 qytetarë në Lezhë, Krujë, Pogradec, nga 7 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Kavajë, Peqin, nga 5 qytetarë në Tepelenë, Sarandë, Roskovec, nga 4 qytetarë në Kukës, Tropojë, Korçë, Dimal, nga 3 qytetarë në Gramsh, Mat, Vorë, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Mirditë, Kurbin, Shijak, Himarë, Përmet, Kuçovë, Librazhd, nga 1 qytetar në Poliçan, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Delvinë, Patos, Dibër, Rrogozhinë, Has, Pukë.
Janë 8,247 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, .
Janë shëruar 611 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,247 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika
Raste të reja ditore         502
Të shëruar në 24 orë       611
Të shtruar në spitale       153
Humbje jete në 24 orë     7
Testime ditore                 2841

Testime totale              1,364,952
Raste pozitive                195,523
Raste të shëruara            184,247
Raste Aktive                     8,247
Humbje jete                      3,029

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë           4426
Fier                726
Gjirokastër      521
Berat               456
Shkodër         451
Durrës             450
Vlorë                339
Elbasan            350
Korçë              222
Lezhë              173
Dibër                70
Kukës              63


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë