475 raste të reja dhe 6 humbje jete janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë 24 orët e fundit.
Në këtë interval kohor janë kryer 4384 testime dhe janë shëruar 366 persona duke e dërguar numrin e të shëruarve në 199 883 që nga fillimi i epidemisë.
Qytetarët që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 janë: 239 në Tiranë, 34 në Durrës, 31 Fier, 20 në Shkodër, 14 në Lushnje, 12 në Sarandë, 11 në Divjakë, nga 10 qytetarë në Elbasan, Berat, nga 9 qytetarë në Vorë, Mallakastër, 8 në Kuçovë, 7 në Kamëz, nga 5 qytetarë në Dimal, Gjirokastër, Vorë, Krujë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Përmet, Skrapar, nga 3 qytetarë në Patos, Tepelenë, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Gramsh, Cerrik, Poliçan, Konispol, Kavajë, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Dibër, Selenicë, Himarë, Delvinë, Korçë.
Janë 5262 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 98 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.
Qytetarët që kanë humbur jetën janë: një qytetar nga Përmeti 55 vjeç, dy qyetarë nga Berati të moshave 62-86 vjeç, tre qytetarë nga Tirana të moshave 62-99 vjeç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.