Ka ndodhur

COVID-19/ 34 raste të reja në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Në 24 orët e fundit janë kryer 3348 testime ku kanë rezultuar pozitiv me Covid 34 qytetarë, përkatësisht: 7 raste në Tiranë, 5 në Sarandë, nga 3 raste në Elbasan, Kukës, nga 2 raste në Has, Berat, Pogradec, Poliçan, Konispol, nga 1 rast në Durrës, Fier, Korçë, Lezhë, Shijak, Skrapar.

Aktualisht janë 232 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Fatmirësisht nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv në 24 orë.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,109 që nga fillimi i epidemisë.  

Statistika (22 Korrik 2021)

Raste të reja ditore      34

Të shëruar në 24 orë     12

Të shtruar në spitale      5

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3348

Testime totale             868,822

Raste pozitive             132,797

Raste të shëruara       130,109

Raste Aktive                       232

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              93

Vlorë                25

Durrës              22

Kukës                21

Elbasan            18

Shkodër           14

Lezhë               14

Fier                   12

Korçë                7

Berat                    5

Gjirokastër        1


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë