Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numri më i ulët i vdekjeve nga Covid-19 në vendin tonë, pas një periudhe të gjatë shifrash rekord.
Kanë ndërruar jetën 2 pacientë, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, të moshave 70-83.Gjithashtu janë kryer 2962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 24 raste në Tiranë, 10 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 7 raste në Shkodër, Durrës, 6 raste në Devoll, Lezhë, 5 raste në Sarandë, 4 raste në Elbasan, Pogradec, 2 raste në Gjirokastër, Skrapar, 1 rast në Krujë, Kurbin, Kukës, Vlorë, Mirditë, Tropojë, Berat, Mallakastër, Permet, Ura Vajgurore, Dibër, Gramsh, Kuçovë, Libohovë, Patos.
“Në 24 orët e fundit janë shëruar 834 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,172 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar”, shpjegon ministria.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15317
Fier 1150
Durrës 272
Shkodër 480
Korçë 349
Gjirokastër 265
Vlorë 256
Elbasan 134
Kukës 117
Dibër 103
Berat 97
Lezhë 78
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.