1228 raste të reja dhe tre humbje jete janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë 24 orët e fundit.
Në këtë interval kohor janë kryer 2738 testime dhe janë shëruar 1232 persona duke e dërguar numrin e të shëruarve në 296,572 që nga fillimi i epidemisë.
Qytetarët që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 janë: 444 në Tiranë, 71 në Durrës, 60 në Lushnje, 57 në Fier, 45 në Vlorë, 43 në Kamëz, 33 në Sarandë, 32 në Shkodër, 27 në Elbasan, 25 në Lezhë, nga 24 qytetarë në Divjakë, Korçë, nga 21 qytetarë në Himarë, Gjirokastër, Kuçovë, 17 në Berat, nga 16 qytetarë në Pogradec, Devoll, nga 14 qytetarë në Kurbin, Dimal, 13 në Patos, nga 12 qytetarë në Krujë, Vorë, nga 11 qytetarë në Tepelenë, Librazhd, nga 10 qytetarë në Kavajë, Mallakastër, nga 8 qytetarë në Pukë, Tropojë, Mirditë, nga 7 qytetarë në Bulqizë, Selenicë, nga 6 qytetarë në Dibër, Roskovec, Delvinë, Maliq, Peqin, nga 5 qytetarë në Kukës, Has, Përmet, Skrapar, Gramsh, nga 4 qytetarë në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Prrenjas, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Shijak, Rrogozhinë, Mat, Kolonjë, nga 1 qytetar në Konispol, Këlcyrë, Cerrik, Belsh.
Janë 9,168 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Në 24 orët e fundit ka tre humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Fier 64 vjeç, një qytetar nga Kavaja 77 vjeç, një qytetare nga Tirana 88 vjeçe.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.