Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë 1 pacient i prekur nga Covid-19. Gjithashtu janë kryer 3167 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 35 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, nga 5 raste në Shkodër, Vlorë, 3 në Kurbin, 2 në Korçë, nga 1 rast në Fier, Devoll, Mirditë, Berat, Mat, Sarandë, Delvinë, Vau i Dejës, Prrenjas, Skrapar
“Në 24 orët e fundit janë shëruar 556 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,425 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 61 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive,” shpjegohet më tej nga Ministria.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 822
Korçë 117
Shkodër 86
Vlorë 55
Elbasan 38
Lezhë 37
Gjirokastër 37
Berat 37
Fier 29
Durrës 16
Kukës 12
Dibër 1
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.