Lojëra me Dore

Çoriç fiton derbin ballkanik me Tsitsipas, kampion në Sinsinati

Gazeta Si – Turneu i Sinsinatit shkon për kroatin Borna Çoriç. Numri 152 në botë vinte pas ndalesës së gjatë nga dëmtimi në shpatullën e djathtë dhe arriti të triumfojë, duke mundur në finale grekun Stefanos Tsitsipas.

Pasi eliminoi Rafael Nadalin në debutim, Çoriç kompletoi javën perfekte, duke mposhtur favoritin Tsitsipas 7-6 dhe 6-2. Finalja zgjati 1 orë e 56 minuta.

Tsitsipas e nisi mirë ndeshjen dhe Çoriç e pati të vështirë të mbante ritmin e tij. Greku shkoi 3-0 dhe dukej sikur në fushë ishte vetëm një lojtar, por kroati filloi ta merrte veten pas 11 minutash lojë.

Çoriç u inkurajua. Ai fitoi 3 topa ‘break’ dhe u rifut në ndeshje. Kroati luajti me shumë kujdes. Në momentin më të rëndësishëm të setit të parë, Tsitsipas shkoi 6-5, por Çoriç kishte besim, barazoi dhe pastaj fitoi 7 pikë radhazi.

Seti i dytë ishte ndryshe, nuk kishte shumë rivalitet. Goditjet e Tsitsipas nuk i bënë më keq kroatit, i cili ishte gjithmonë agresiv. Tsitsipas gjuajti jashtë dhe Çoriç në parajsë.

Çoriç pas fitores në finale. Gazeta Si, 22 gusht 222

Për kroatin është suksesi i tretë në një Masters 1000, i treti në karrierë pas tyre në Marrakesh në 2017-ën dhe ndaj Roxher Federer në 2018-ën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë