Një specialist i Kupës do të ndeshet me një ndjekës serial kur Milan të përballet me Bologna-n në Finalen e Kupës së Italisë ku të dyja skuadrat duan trofeun e parë prej dekadash. Bologna nuk e ka fituar prej vitit 1974 ndërsa Milan që ka fituar trofe të shumtë, Kupën e fundit e fitoi 22 vite më parë. Këtë herë kuqezinjtë udhëhiqen nga një trainer specialist kupash si Sérgio Conceição. Portugezi e udhëhoqi Milan-in në fitoren e Superkupës në Janar, vetëm një javë pas emërimit.

Ishte trofeu i 12 për trainerin 50 vjeçar që 9 prej tyre i ka në kompeticionin e Kupës. Conceição ka fituar edhe 7 Kupa si lojtar në rradhët e Porto-s dhe Lazio-s. Mirëpo edhe nëse e mbyll sezonin me dy Kupa në 5 muaj në krye të Milan, kjo nuk do të mjaftonte për konfirmimin e portugezit. Suksesi ndaj Bologna-s do ta kualifikonte Milan në Europa League dhe mund të quhet një farë shpëtimi i sezonit ku nuk ishte asnjëherë kompetitiv në Serie A apo Evropë.

Në kundërshtim me Conceição-n, Bologna drejtohet nga Vincenzo Italiano që nuk ka marrëdhënie të mira me finalet. Italiano nuk fitoi asnjë trofeun e Kupës si lojtar dhe në stolin e Fiorentina-s ai humbi rradhazi dy finale në Europa Conference League – në 2023 dhe 2024 si dhe humbi Kupën e Italisë në 2023. Përballja në Romë do të jetë e dyta në më pak se një javë Santiago Giménez (2 herë) dhe Christian Pulisic i dhanë Milan-it fitoren 3-1 ndaj Bologna-s.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.