Nuk ka vend për humbje, Inter dhe Milan kanë gjithçka për të ruajtur, përfshi edhe imazhin. Një ndeshje e rëndësishme për të dy skuadrat milaneze. “Nerazzurri” që vijnë nga humbja ndaj Bologna-s duan të ruajnë shanset për “Treble”-n e dytë pasi janë ende në lojë në “Scudetto” dhe “Champions League”. Ndërsa “Rossoneri” kanë mundësinë e fundit (nëse fitojnë Kupën) për tu kthyer në Evropë në Shtator. Një mënyrë për të shpëtuar diçka nga një sezon zhgënjyes.

½ finalja e kthimit në “Coppa Italia” do të jetë përballja e 5 mes milanezëve këtë sezon që ndeshjen e parë barazuan 1-1 në “San Siro”. Golat u shënuan nga Tammy Abraham (zhbllokoi sfidën) dhe Hakan Calhanoglu (barazoi shifrat) në pjesën e dytë. Jo vetëm Milan por edhe Sergio Conceicao kërkon suksesin për tu larguar me “nder” nga kuqezinjtë. Kjo është përballja e 29 në “Coppa Italia” ku 10 fitore shkojnë për Milan, 9 për Inter dhe 9 janë barazime.

Skuadrat janë ndeshur 8 herë në raundet kualifkuese dhe secila ka avancuar 4 herë më tej. Ndërsa në ½ kjo është sfida e 5 dhe në 4 të parat skuadrat janë kualifikuar 2 herë secila. Formacionet e mundshme dhe rrjeshtimet janë si më poshtë:
Milan (3-4-3): Maignan; Tomori, Gabbia, Pavlovic; Jimenez, Fofana, Reijnders, Hernandez; Pulisic, Abraham, Leao.
Inter (3-5-2): Martinez; Pavard, De Vrij, Bastoni; Darmian, Frattesi, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Correa, Lautaro.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.