Pasi e shpalli Napolin kampion në të parin sezon në drejtim, Antonio Conte rinovoi kontratën me kushtet e tij. Mes të cilave edhe prurjet nga merkato. Ndër to edhe përforcime në mbrojtje, ku nga lojtarët aktualë, ai që e humbet statusin e titullarit të padiskutueshëm, shpesh edhe me shiritin e kapitenit, është dardani Amir Rrahmani. Një gjë e tillë për shkak të Sam Beukema që është shumë pranë mbërritjes nga Bologna në “Diego Armando Maradona”. Holandezi është kërkesë fikse e Conte-s i cili ka dy rrjeshtime për sezonin e ri.

Sipas asaj që botoi “Sportmediaset”, skema e parë pritet të jetë ajo me 4 në mbrojtje ku qendra do ti besohet pikërish tulipanit Beukema dhe vendasit Buongiorno, ndërsa krahët iu përkasin Olivera’s dhe Di Lorenzo-s. Në skemën e dytë, Napoli mund të luajë me 3 në mbrojtje dhe këtu qendra do të zotërohej nga Rrahmani, në të majtë Buongiorno dhe në të djathtë Beukema. E thënë ndryshe, skemë me 3 qendra, ku të paprekshmit në të dy rastet janë Beukema dhe Buongiorno.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



