Nga Gazeta Si – Tre ndeshje, tre fitore që rrisin shpresat për kualifikimin në raundin e 3 paraeleminator të Conference League. Pas Dinamo City-t që përmbysi Atletic Escaldes, të njëjtën gjë dhe në shifra identike bëri Vllaznia. Ndryshimi i vetëm, stadium… kuqeblutë përmbysën Vikingur në “Loro Boriçi”. Ishin miqtë që shënuan të parët me Gunnarsson në 10’, avantazh që zgjati 57 minuta. Bajrami në 67’ dhe Mala në 75’ mjaftuan që vendasit fillimisht të barazonin dhe më pas përmbysnin miqtë. Më herët ishte Kapiteni Balaj që iu afrua golit. Fitore masive e kampionëve të Superiores në Minsk. Lushkja (28’) dhe Bakayoko (88’) një orë pas tij shënuan në çdo pjesë për një rezultat që i vendos me një këmbë në turin tjetër. 7 ditë më pas në shtëpi, Egnatia duhet minimalisht të administrojë këtë rezultat për të kaluar në turin e 3 kualifikues. Ndërkohë Prishtina rezistoi në Irlandën e Veriut ndaj Larne dhe një javë më pas do provojë të kualifikohet në “Fadil Vokrri”. Ndërsa Decic u mund me 2 gola në shtëpi nga austriakët e Rapid duke qënë pothuajsë jashtë Evropës tashmë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



