Nga Gazeta Si – Lojtarët, skuadrat dhe historitë për t’u ndjekur teksa faza e Ligës në “UEFA Conference League” vazhdon.
Strasbourg me një influencë të fortë angleze mirëpret Crystal Palace, ndërsa Rayo Vallecano dhe Lincoln Red Imps provojnë të ëndërrojnë në prag të raundit të 4 në kompeticion.
Strasbourg në formë pret Palace
Anglezët shlyen humbjen 1-0 në shtëpi ndaj AEK Larnaca-s, kur Ismaïla Sarr shënoi 2 herë në fitoren 3-1 kundër AZ Alkmaar në raundin e 3, por “Eagles” kanë një tjetër detyrë të ndërlikuar kur të vizitojnë Strasbourg.
Drejtuar nga londinezi Liam Rosenior, Strasbourg ka shumë lojtarë me përvojë në “Premier League”, përfshirë edhe mbrojtësin e majtë Ben Chilwell, i cili ndihmoi Palace të fitonte “FA Cup” sezonin e kaluar gjatë huazimit nga Chelsea.
Mrekullitë e Rayo-s në minutat e fundit shkojnë Lindje
Pas shënimit të golit të barazimit në kohën shtesë në raundin e 2 dhe të golit të fitores në kohën shtesë në raundin e 3, spanjollët janë mbretërit e dramës në rikthimin e “Little Thunderbolt” në futbollin europian.
Skuadra nga periferia e Madridit ishte në çerekfinale të “UEFA Cup” në sezonin 2000/01, dhe synimet e janë të qarta për raundet eliminatore të këtij sezoni teksa udhëtojnë drejt Bratislavës ku i pret Slovan.
Synim ambicioz për Red Imps
“Ne kemi ngjitur malin Olimp të futbollit dhe askush tjetër nuk e ka arritur këtë,” tha trajneri Giacomo Modica duke shpjeguar arritjen e Hamrun Spartans në fazën e Ligës.
Skuadra malteze ende nuk ka shënuar gol apo marrë pikë që nga fillimi në këtë nivel, por vizitorët e tyre të radhës – Lincoln Red Imps nga Gjibraltari – kanë qenë të jashtëzakonshëm deri tani.
Pas një fitoreje befasuese 2-1 ndaj Lech Poznań në raundin e 2, Red Imps barazoi në minutat e fundit në shtëpi kundër Rijeka-s me anë të Kike Gómez.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



