Real Betis pret Fiorentina-n dhe Chelsea udhëton drejt Djurgården në sfidat e para ½ finale të UEFA Conference League. Një vend në Finalen e Conference League në Wroclaw pret fitueset e këtyre sfidave.
Real Betis vs Fiorentina
Spanjollët do të luajnë të parën ½ finale evropiane pasi eleminuan Jagiellonia-n në ¼ finale. Traineri Manuel Pellegrini është gati për duelin me vjollcët e Fiorentina-s që vlen një vend në Finale. Italianët vijnë këtë sfidë pas asaj çka bënë në dy sezonet e fundit në Evropë dhe kanë fituar vetëm 2 nga 14 përballjet spanjolle në UEFA (4 barazime dhe 8 humbje). Ndërsa Real Betis nuk ka asnjë humbje në 5 përballjet italiane në Evropë (3 fitore dhe 2 barazime).

Formacionet e mundshme:
Real Betis: Vieites; Sabaly, Bartra, Natan, Rodríguez; Cardoso, Fornals; Antony, Isco, Jesús Rodríguez; Bakambu.
Fiorentina: De Gea; Pongračić, Comuzzo, Ranieri; Folorunsho, Mandragora, Cataldi, Fagioli, Parisi; Gudmundsson, Kean.
Djurgårdens vs Chelsea
Ashtu si Betis, Djurgården debuton në ½ finalet evropiane dhe përballë ka anglezët e Chelsea-t që deri tani ka vërtetuar pritshmëritë si pretendentja kryesore për trofeun. Londinezët kërkojnë të 3 trofe në UEFA pas 2 të tillëve në Champions League dhe dy të tjerëve në Europa League. Chelsea e siguroi kualifikimin në shtëpi por humbja 2-1 në sfidën e kthimit ndaj Legia Warszawa la një shije të hidhur. Blutë shkojnë në Stockholm me objektiv kthimin tek fitorja në të parën ½ finale evropiane pas sezonit 2020/21 në Champions League.

Formacionet e mundshme:
Djurgardens: Rinne; Stahl, Une Larsson, Danielson, Kosugi; Stensson, Findell; Harala, Gulliksen, Nguen; Priske.
Chelsea: Jorgensen; Acheampong, Adarabioyo, Badiashile, Cucurella; James, Dewsbury-Hall; George, Palmer, Sancho; Jackson.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.