“UEFA Conference League” 25/26 përcakton sot çiftet e raundit të parë kualifikues. Shorti do të hidhet në orën 16.00 në Nyon të Zvicrës. UEFA përcaktoi grupet të ndara në skuadra “kokë grupi” dhe skuadrat e tjera. Çka bën që pjesëmarrësit të krijojnë një ide mbi kundërshtarët e mundshëm. Egnatia (në rast eleminimi nga UCL) dhe Dinamo City do ta nisin rrugën nga raundi i dytë kualifikues. Grupet e skuadrave shqiptare (përfshi Kosovën dhe Malin e Zi) që do të marrin pjesë në shortin e sotëm, janë si më poshtë:
- Grupi 1 – skuadrat “kokë grupi”
Paide Linnameeskond (EST)
HJK Helsinki (FIN)
St. Patrick’s Athletic (IRL)
KF VLLAZNIA (ALB)
- Grupi 2 – skuadrat “kokë grupi”
FC Petrocub (MDA)
FC Ordabasy (KAZ)
FK DEČIČ (MNE)
FC Urartu (ARM)
- Grupi 5 – skuadrat “kokë grupi”
Víkingur Reykjavík (ISL)
FK PARTIZANI (ALB)
Floriana FC (MLT)
St Joseph’s FC (GIB)
- Skuadrat e tjera
Cliftonville FC (NIR)
FC MALISHEVA (KOS)
Nõmme Kalju FC (EST)
Haverfordwest County AFC (WAL)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.