Politike

Çollaku: Berisha sulm personal, Krischbaum mbetet mik i PD. CDU dhe Bundestagu janë aleatë

Nënkryetari i PD zyrtare, Kreshnik Çollaku, ka reaguar ndaj qëndrimit të Sali Berishës kundrejt  deputetit të Bundestagut gjerman dhe zëdhënës i CDU-së Gjermane për çështjet Europiane.

“Mjerisht sot një kopje e trishtueshme të këtyre akuzave të Ramës, e dëgjojmë të dalë nga goja e ish-drejtuesit të kësaj partie, një njeriu i cili sikundër shumë të tjerë është dëshmitarë se Gunter Krischbaum është mik i Partisë Demokratike, ai ka qenë një ndër zërat më të forta në denoncimin e qeverisë së Edi Ramës.

Sigurisht kjo ngjarje e trishtueshme në Tiranë na jep mundësinë për të prerë dhe të qartë. Çdokush është i lirë që çështje personale, me individ të caktuar të thotë çdo gjë për çdokënd dhe dëgjoj gjithashtu çdo gjë për çdokënd. Por është e papranueshme për Partinë Demokratike dhe për çdo demokrat të Shqipërisë që partnerë të rëndësishëm strategjik dhe jetik për Partinë Demokratike, miq të saj si CDU gjermane, Bundestagu gjerman dhe deputeti Gunter Krischbaum, të sulmohen në emër të Partisë Demokratike dhe në emër të demokratëve.

Kjo për ne, për Partinë Demokratike është e papranueshme, ne e refuzojmë këtë gjuhë, ne e refuzojmë këtë qëndrim. Gunter Krischbaum mbetet një mik i çmuar i Partisë Demokratike, CDU gjermane mbetet një partnere e jashtëzakonshme e Partisë Demokratike, Bundestagu gjerman është një partner i jashtëzakonshëm në aspiratat integruese të vendit tone”, tha ai.

“Partia Demokratike është krenare që ka një mik si Gunter Krischbaum dhe një aleate si CDU gjermane. Këto sulme, një kopje të Edi Ramës nuk bëjnë, veçse vënë të gjithë demokratët, ulin kokën çdo demokrat, sepse kodet më fisnike të këtij vendi, të demokratëve tanë është mirënjohja dhe mos prerja në besë e mikut”, vijoi nënkryetari i PD.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë