Futboll

‘Colchoneros’ në provën e ‘Camp Nou-t’

Nga Gazeta Si – Barcelona pret Atletico-n si dy skuadrat në formën më të mirë, duke kërkuar të forcojnë pretendimet për titull dhe të përfitojnë nga luhatjet e fundit të Real Madrid.

Barcelona dhe Atletico Madrid synojnë të japin një sinjal të fortë për objektivat e tyre në përballjen e “Camp Nou-t” sot në mbrëmje.

Barça është në krye të “La Liga-s” me 1 pikë avantazh ndaj Real Madrid në vendin e dytë, pasi në fundjavë mposhti Alaves për fitoren e 4 rradhazi në kampionat.

Atletico, që gjendet në vendin e 4 dhe fitoi 2-0 ndaj Real Oviedo-s, është 3 pikë prapa Barcelonës.

Që nga humbja 4-0 kundër Arsenal-it në Tetor, Atletico ka fituar 7 ndeshje rradhazi në të gjitha kompeticionet.

Pas barazimit të tretë rradhazi të Real Madrid në La Liga (1-1 vs. Giron), Barcelona dhe Atletico shpresojnë të përfitojnë nga gabimet e rivalëve.

Atletico është bërë skuadra e parë në historinë e “La Liga-s” që kalon në avantazh në 14 ndeshjet e para të sezonit; megjithatë, trajneri Simeone tha se për të – më të rëndësishëm janë trofetë sesa rekordet.

Përballjet direkte
– Dy klubet kanë zhvilluar 246 ndeshje. Barcelona ka 112 fitore kundrejt 77 të Atletico-s, ndërsa 57 ndeshje kanë përfunduar në barazim.
– Barcelona ka dominuar përballjet e fundit në “La Liga”, dhe vendasit duan fitoren e 7 në 8 ndeshjet e fundit në kampionat.
– Atletico fitoi 2-1 në “Camp Nou” në Dhjetor 2024, me golat e Rodrigo De Paul dhe Sorloth.

Formacionet e mundshme:
Barcelona: Joan Garcia; Kounde, Eric Garcia, Cubarsi, Balde; de Jong, Pedri; Yamal, Olmo, Raphinha; Lewandowski
Atletico: Oblak; Molina, Gimenez, Hancko, Ruggeri; Cardoso; Simeone, Barrios, Koke, Baena; Alvarez


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë