Ne rrjet

Ç’ndodh nëse Albin Kurtit i ndalohet kandidimi në zgjedhje?

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer e shikon marrëveshjen e bashkëpunimit në zgjedhjet e 14 shkurtit mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e sheh si një sjellje normale në një sistem parlamentar.

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka folur për marrëveshjen e nënshkruar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe nismës “Guxo” të Vjosa Osmanit.

Serwer, marrëveshjen e bashkëpunimit në zgjedhjet e 14 shkurtit mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e sheh si një sjellje normale në një sistem parlamentar.

“Më duket sjellje normale në një sistem parlamentar. Asgjë e pazakontë”, ka thënë ai për gazetën “Bota sot”.

Ai ka folur edhe për vendimin e institucioneve të Kosovës, që të mos e lejojnë Kurtin të garojë në zgjedhjet e reja. Sipas tij, vendimin për ndalimin e kandidimit, institucionet duhet ta marrin në përputhje me ligjin.

Serwer shprehet se nuk e di nëse VV-ja dhe Osmani do të fitojnë zgjedhjet nëse Kurtit i ndalohet kandidimi.

“Nuk e di. Ata mund të bëjnë më mirë nëse ai nuk lejohet të kandidojë. Por, institucionet e Kosovës duhet ta marrin këtë vendim në përputhje me ligjet dhe rregulloret e tyre”, ka thënë më tej.

Eksperti amerikan mendon se edhe nëse nuk do të jetë kryeministër, Kurti mund të ushtrojë ndikim vendimtar në vendimet e qeverisë. Sipas tij, në disa vende, udhëheqësit e partive janë më të fuqishëm se kryeministrat.

“Do të theksoja gjithashtu: nuk keni pse të jeni në karrigen e kryeministrit për të ushtruar ndikim vendimtar në vendimet e qeverisë. Në disa sisteme parlamentare udhëheqësit e partive janë më të fuqishëm se kryeministrat”, ka shtuar për “Bota sot” Daniel Serwer.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë