Ngjarje

Çmimin Nobel në kimi e fituan bateritë që mund të rikarikohen me qindra herë pa e humbur fuqinë

Çmimi Nobel në kimi u shpall të mërkurën dhe fituesit ishin John B. Goodenough, M. Stanley Whittingham dhe Akira Yoshino për zhvillimin e baterive të rikarikueshme.

“Ne kemi fituar akses në një revolucion teknik”, tha Sara Snogerup Linse, një pedagoge kimie dhe anëtare e komisionit të çmimeve. Bateritë e rikarikueshme mund të furnizojnë me energji celularët, stimuluesit kardiakë dhe makinat elektrike.

“Kjo është një histori me potencial të jashtëzakonshëm”, tha anëtari i komisionit Olof Ramstrom i cili është profesor kimie në Universitetin Linnaeus. Këto bateri përdoren për të rifituar energjinë nga burimet që kanë luhatje, si energjia e diellit apo e erës.

Shkencëtarët zbutën elementin e litiumit, një metal i bardhë e i butë i cili fillimisht u krijua disa minuta pas shpërthimit të Big Bang dhe krijohet gjithashtu kur rrezet kimike godasin gazin ndëryjor. Litiumi është aq reaktiv sa duhet mbajtur gjithmonë në vaj.

Whittingham, i cili ka lindur në Mbretërinë e Bashkuar, është një profesor në Universitetin Binghamton në New York dhe u përzgjodh për të punuar në kompaninë Exxon në vitet 1970. Ndërkohë që kërkonte për materiale që mund të mbanin grimca në boshllëqet e atomit, ai zbuloi litiumin. Ky material i pasur energjie ishte një lajm i mirë për Exxon, derisa bateritë e para me litium filluan të ndiznin zjarr.

“Ata patën disa shpërthime, dhe vendosën të dilnin nga biznesi i energjisë alternative”, tha Goodenough për New Yorker në vitin 2010. I lindur në Gjermani, Goodenough, një 97 vjeçar i cili punon si profesor inxhinierie në universitetin e Texas është personi më i vjetër që ka marrë një çmim Nobel. Ai i zhvilloi bateritë në vitin 1980 duke ndërruar titaniumin ‘disulfide’ i cili ndodhej në katodën e baterisë me oksidin ‘cobalt’. Bateritë e dyfishuan potencialin e energjisë së tyre për shkak të oksidit’ cobalt’.

Yoshino, profesor në një universitet në Japoni, zhvilloi baterinë e parë tregtare me litium kur bëri një ndërrim tjetër , këtë herë ai ndërroi litiumin reaktiv që ndodhej në anodën e baterisë me një material të bazuar në karbon, i quajtur ‘potreleum coke’. Heqja e litiumit të pastër nga Yoshino zvogëloi rrezikun e shpërthimeve.

Të gjitha këto zbulime së bashku prodhuan një bateri me peshë të lehtë e cila mund të rikarikohet me qindra herë pa e humbur forcën, tha komisioni.

“E bukura e kësaj është se ato u ndërtuan me njëra-tjetrën për të zgjidhur probleme që me të vërtetë duhej të zgjidheshin”, tha Charpentier.

https://twitter.com/NobelPrize/status/1181869305325072385

Në çdo cep të botës që ka mungesë të infrasktrukturës elektrike, tha ajo, njerëzit tashmë mund të kenë akses në internet përmes celularëve të cilët karikohen nga panele të vogla diellore. “Është me të vërtetë një zbulim jetë ndryshues për shumë njerëz”, shtoi ajo. “Kjo gjë po bën ndryshime rrënjësore kudo përreth botës për të lejuar akses në fuqitë elektrike”.

“Jemi të gjithë shumë të lumtur që komisioni i Nobel njohu një teknologji praktike”, tha Whittingham gjatë një konference. “Është me të vërtetë një treshe e mirë”, shtoi ai “Ne e plotësonim njëri-tjetrin shumë mirë”.

“Bateritë me litium kanë ndikuar në jetët e pothuajse të gjithë njerëzve në botë”, tha Whittingham i cili po studion mënyra për ti bërë ato më të lira dhe më të fuqishme ndaj ndryshimeve klimatike.

Të tre do ndajnë së bashku një shumë monetare prej 900000 dollarësh dhe do marrin medale të arta aq të mëdha sa për të ngritur dyshime gjatë kontrollit në aeroport.

“Jeto 97 vite dhe ti mund të bësh çdo gjë”, tha Goodenough në një deklaratë. “Jam i nderuar dhe mirënjohës që fitova çmimin Nobel. Falenderoj të gjithë miqtë e mi për mbështetjen që më kanë dhënë gjatë gjithë jetës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë