Treg

Çmimi i naftës ulet me 5 lekë, bëhet 232 lekë për litër

foto ilustruese per naften

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për karburantet. Nga kjo e hënë nafta do të shitet 232 lekë/litri nga 237 lekë që shitej 3 ditë më parë. Benzina do të shitet 224 lekë/litri për benzinën, ndërsa gazi i lëngshëm do të shitet 100 lekë /litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 10.5.2022, ora 18.00 deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

“Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë”, thuhet në vendimin e Bordit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë