Treg

Çmimi i naftës rritet me fillimin e sezonit veror në botë

Nafta kaloi javën e saj më të mirë pas fillimit të  sezonit veror në SHBA dhe vendet e tjera.

Në SHBA vlera e  naftës u rrit me 3.4% duke dhënë shpresën për rikuperim në një ndër vendet me konsumin më të madh. Gjithashtu, edhe në Europë po fillon të rimëkëmbet.

Ekspertët thonë se nga fundi i verës, ekonomitë në zhvillim do ta shohin Covid dhe dëmet e tij nga larg.

Akoma, të ardhurat ranë të premten, duke kapërcyer një seri pesë-ditore me fitime, pasi çmimet kanë mbetur të bllokuara në një interval prej $10 që nga muaji mars. Shqetësimet e furnizimit mbeten rreth bisedimeve ndërkombëtare për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit, e cila mund të hapë rrugën për më shumë naftë që rrjedh nga vendi.

“Rrezik i menjëhershëm që do të shkaktonte ‘përmbysjen’ do të ishte një marrëveshje në bisedimet bërthamore midis fuqive botërore dhe Iranit, në Vjenë”,- tha Bob Yawger, kreu i divizionit të së ardhmes në Mizuho Securities.

Ministrat nga aleanca e OPEC do të takohen më 1 qershor dhe 20 nga 24 prej ty shprehen se do te ndodhë një rritje me 840 mijë fuçi nafte në ditë. Kështu do të mbyllej një proces me 3 pjesë për rikuperimin e 2 milionë fuçive në ditë.

Burimi:Bloomberg


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë