Çmimet e naftës janë rritur pavarësisht masave të reja që mëtojnë të stabilizojnë tregjet pas pushtimit rus në Ukrainë.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, ka arritur në 110 dollarë për fuçi, duke shënuar rritjen më të madhe në shtatë vjetët e fundit.
Çmimi është rritur pasi anëtarët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji janë pajtuar për të lëshuar në treg 60 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente.
Shtetet e Bashkuara dhe 30 vende tjera anëtare të kësaj Agjencie kanë thënë se me këtë veprim synojnë të stabilizojnë tregjet. Rusia është një prej prodhuesve më të mëdhenj të energjisë në botë.
Çmimet e naftës janë rritur edhe në Shtetet e Bashkuara – 109 dollarë për fuçi.
“Ne jemi të përgatitur për të shfrytëzuar secilin mjet të mundshëm për të shmangur pengesat në furnizimet me energji si pasojë e veprimeve të presidentit rus, Vladimir Putin”, ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki të martën.
Ajo ka thënë se Uashingtoni do të analizojë mundësi si të shmangë varësinë për energji nga Rusia.
Fitimet e fundit për naftën, të cilat e lanë Brentin pothuajse 16 për qind më të lartë që kur presidenti Vladimir Putin nisi pushtimin e tij, erdhën pasi Rusia rriti bombardimet e saj ndaj qyteteve më të mëdha të Ukrainës. Çmimet u rritën pavarësisht se SHBA dhe 30 vende të tjera thanë se do të çlironin 60 milionë fuçi nga rezervat e tyre strategjike.
Sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga vendet perëndimore kanë kërkuar të shmangin sektorin e energjisë, por megjithatë kanë nxitur paqëndrueshmërinë në tregjet globale për shqetësimet për ndërprerjet e furnizimit. Por grupi amerikan i energjisë ExxonMobil tha të martën(1 mars) se do të largohej nga operacionet ruse të naftës dhe gazit, duke shënuar daljen më të fundit të korporatës në përgjigje të pushtimit.
Joe Biden ka qenë gjithashtu nën presion në rritje për të ndaluar importet e naftës ruse, me republikanët dhe demokratët që i bëjnë thirrje presidentit amerikan të ndërpresë lidhjet energjetike me Kremlinin.
“Konflikti Rusi-Ukrainë ndoshta do të vazhdojë të dominojë tregjet për të ardhmen e parashikueshme,” tha Robert Carnell, kreu i kërkimit Azi-Paqësor në ING. “Njoftimi dje se Rusia nuk do t’u paguajë kuponë mbajtësve të huaj për borxhin e saj të qeverisë duhet t’i shtyjë investitorët më tej në strehë të sigurta.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




